 
                                                                    
                                
                                Noter/e
Punë-Orari 50% @WorkWise Consulting Postuar 12 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
- 
                                                
                                                ID e punës 11528
-                                 
                                Career Level Manager
-                                 
                                Experience 2 Years
-                                 
                                Industry Development
-                                 
                                Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
- 
Hartimi, vërtetimi dhe legalizimi i dokumenteve zyrtare, kontratave dhe akteve juridike. 
- 
Sigurimi i përputhshmërisë së dokumenteve me legjislacionin në fuqi dhe normat e etikës profesionale. 
- 
Këshillimi i palëve për efektet juridike të dokumenteve që nënshkruhen. 
- 
Administrimi dhe ruajtja e regjistrave noterialë, librave të protokollit dhe arkivave. 
- 
Menaxhimi i procedurave të trashëgimisë, testamentit, dhuratave dhe deklaratave zyrtare. 
- 
Bashkëpunimi me gjykatat, organet publike dhe profesionistët e tjerë ligjorë. 
- 
Mbajtja e konfidencialitetit dhe neutralitetit gjatë ushtrimit të detyrës. 
Kualifikimet:
- 
Diplomë universitare në drejtësi (LL.B). 
- 
Licencë aktive për ushtrimin e veprimtarisë noteriale në Republikën e Kosovës (e lëshuar nga Ministria e Drejtësisë). 
- 
Përvojë e mëparshme si notar/e ose jurist/e në fushën civile apo administrative përbën avantazh. 
- 
Njohuri të shkëlqyera të legjislacionit civil, procedurave administrative dhe rregulloreve noteriale. 
- 
Integritet i lartë profesional dhe etik. 
- 
Aftësi shumë të mira organizative, vëmendje ndaj detajeve dhe komunikim korrekt me palët. 
- 
Njohuri të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë përparësi). 
Ne ofrojmë:
- 
Ambient pune profesional dhe të organizuar. 
- 
Mbështetje teknike dhe administrative gjatë ushtrimit të funksionit noterial. 
- 
Kompensim konkurrues në bazë të përvojës dhe rezultateve. 
- 
Mundësi për zhvillim profesional dhe pjesëmarrje në trajnime ligjore. 
- 
Pavarësi në ushtrimin e detyrave brenda kornizës ligjore. 
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
- 
                                      Avokat/Avokate për Çështje Familjare- @ JOBCENTER direct
- Malishevë, Kosovë
 


