
Përgjegjës për Strategjinë e Përmbajtjes
Part time @CareerLift Postuar 12 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 2685
-
Career Level Executive
-
Experience 3 Years
-
Industry Management
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Hartimi dhe zbatimi i një strategjie gjithëpërfshirëse të përmbajtjes (tekst, vizual, video, audio) të bazuar në objektivat e biznesit.
-
Planifikimi dhe menaxhimi i kalendarit editorial për platformat digjitale (faqe interneti, rrjete sociale, blog, email marketing, etj).
-
Koordinimi me ekipet e marketingut, dizajnit dhe shitjes për krijimin e përmbajtjes që gjeneron angazhim dhe konvertime.
-
Analiza e performancës së përmbajtjes përmes mjeteve analitike (Google Analytics, Meta Insights, etj) dhe optimizimi i saj bazuar në të dhëna.
-
Sigurimi i një toni dhe stili të njëtrajtshëm në të gjithë përmbajtjen e markës.
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar:
-
Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Gazetari, Shkenca Sociale apo fusha të ngjashme.
-
Minimumi 2–3 vite përvojë në fushën e përmbajtjes, marketingut digjital apo brandingut.
-
Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe redaktim në gjuhë të pastër dhe tërheqëse.
-
Eksperiencë me mjetet për menaxhimin e përmbajtjes (CMS), SEO bazik dhe mjete analitike.
-
Kreativitet, mendim strategjik dhe vëmendje ndaj detajeve.
-
Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Çfarë ofrojmë ne:
-
Pagë konkurruese dhe mundësi zhvillimi profesional.
-
Ambient pune dinamik, bashkëpunues dhe krijues.
-
Projekte sfiduese me ndikim real në rritjen e markës.
-
Fleksibilitet në punë (përfshirë opsionin për punë hibride apo nga distanca, nëse aplikohet).
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Zhvillues Softueri – Junior
- @ JOBCENTER direct
- Gjilan, Kosovë